75 Mall Live Search
22:44 / E Premte, 12 Maj 2023 / MSH

Bajrami kritikon qeverinë: S’din ta bëjë dallimin “përfiton” dhe “bëhet pjesë”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverinë lidhur me njoftimin e bërë nga kjo e fundit, për programin që parashihet të përkrahë sektorët e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Sipas saj, në njoftimin e qeverisë thuhet se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro dhe bëhet pjesë e programit që është 4.2 miliardë euro.

Bajrami thotë se ka dallim të madh mes këtyre dyjave, por që, sipas saj, qeveria s’din ta bëjë këtë dallim.

” Dallim i madh është në mes të: -Kosova përfiton 4.2 mld. euro dhe

-Kosova bëhet pjesë e një programi që kapë shumën prej 4.2 mld. euro

Për fatin tonë të keq kjo e fundit është e vërteta, por fatkeqësi edhe më e madhe është kur ke një qeveri që as këtë dallim s’dinë ta bëj” ka thënë Bajrami.