75 Mall Live Search
19:07 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Bajrami: Kurti dhe LVV e kanë shty liberalizimin, nga 2017 në 2024

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thekson se fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e kryeministrit Albin Kurti për liberalizim.

Përmes një reagimi në Facebook, ajo thotë se megjithatë “Kurti dhe LVV ka një meritë sa i përket liberalizimit, e kanë shty nga 2017 në 2024”.

“Fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim. Megjithatë ai dhe LVV ka një meritë sa i përket liberalizimit, e kanë shty nga 2017 në 2024”.