23:17 / E Martë, 25 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Bajrami: Kurti gëzon vendimet që u morrën sa ishte në Opozitë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka deklaruar se kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti gëzon disa nga vendimet që ishin arritur gjatë kohës së tij në opozitë.

Një deklaratë e tillë nga deputetja Bajrami në RTV Dukagjini erdhi pas shfaqjes së një deklarate të Kryeministrit Kurti në Kuvend aty ku thoshte se falë tij, nuk po zbatohej “Zajednica” (Asociacioni) e me ç’rast kritikonte edhe deputetët për mosmbështetje ndaj tij në kundërshtimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kritika, Bajrami pati kritika edhe për dakordimin e Ohrit të cilën e konsideroi si një “avancim” të marrëveshjeve të mëparshme. Siç e quajti ajo, “një marrëveshje 2013-2015 plus”

“A i bie kjo që disa gjana që kanë bërë këta sa kanë  qenë në Opozitë janë edhe tonat se këta ato nuk i konfirmojnë asnjëherë. Letrën e Mogerinit, në ditën e pavarësisë, vendimin e Gjykatës së GJND-së, ka plot gjëra që Kurti sot në Qeveri i gëzon dhe janë bërë gjatë kohës kur ky ka qenë në Opozitë e i ka kundërshtu me gjithçka, me krejt qenien e tij ka kundërshtuar gjithçka”, ka deklaruar ajo. ‘Kemi pasur vërejtjet tona mbi dakordimin e Ohrit sepse skemi pasur arsye të besojmë se është marrëveshje e mirë. Sipas analizave tona, kjo kalon përtej marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015, plot gjëra janë aty që janë plus. Tash është një marrëveshje 2013-2015 plus. Me dakordimin në Ohër, kjo çështje është kryer tashmë”.

Nga ana e tjetër, deputetja Bajrami ka deklaruar se më e rrugës për Kurtin do ishte të draftonte statutin e Asociacionit

“Është e vërtet çka thotë Kurti. Ky nuk po e implementon Asociacioni,n, për momentin. Për atë arsye ne jemi nën sanksione. I kemi në pikën më të ulët të gjitha aleancat ndërkombëtare…mund t’a mbajë deri në një pikë kokëfortësinë e tij por pyetja është se ku po e qon Kosovën. LDK ka deklaruar se do ishte më e rrugës që Kurti të draftonte statutin e Asociacionit siç e thotë dakordimi i vitit 2015, që nuk ka kompetenca ekzekutive…që marrëveshja e Ohrit nuk i referohet askund”, ka deklaruar Bajrami.