Bajrami: Kurti kërkon një tjetër mandat për ta shlyer me gomë korrupsionin e bërë këto vite, jo Albin, qytetarët do të votojnë për LDK-në

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se kryeministrit Albin Kurti një tjetër mandat në krye të Qeverisë i duket “me shly me gomë korrupsionin që e ka bërë këto katër vite”.
“Albin Kurti dje në tubimin e hapjes së fushatës, në Gjakovë paska thënë se, nëse vijnë ata në qeveri, “me laps e shkruajnë zhvillimin dhe me gomë e shlyjnë korrupsionin”. Tash merreni me mend: në vitin 2025, një kryeministër që është në qeveri që katër vite, me 51% të votave – me krejt nivelet e pushtetit, po e kërkon mandatin tjetër për ta shlyer korrupsionin me gomë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
“Pra, me gomë me i shly paratë e tërhequra nga Martin Berishaj – 1.4 milionë euro, me i shly me gomë 36 milionë euro dëme në KEK, që i ka shkaktu Nagip Krasniqi, me e shly me gomë vendimin e vet për trajtimin sekret të tenderit 10-milionësh të rezervave shtetërore, me i shly me gomë qindra mijëra euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë për familjarë dhe me i shly me gomë 2123 kontrata sekrete, të bëra në katër sy”, shtoi ajo.