Bajrami-Kurtit: Të shkoi mandati me popullizëm, tash koha për përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami i tha kryeministrit Albin Kurti se “ka ardhë koha të marrësh përgjegjësi për dështimet”, ndërsa renditi disa “dështime të njëpasnjëshme” dhe më pas ia shtroi disa pyetje atij.
Bajrami tha se “derisa ai po lavdërohet me rezultate të paqena sot ai duhet të përgjigjet para qytetarëve në pesë pyetje: “A është cenu integriteti i Kosovës sot? Çka ndodhi me të qenit sovran? Kur do t’i hiqen sanksionet Kosovës? A ka Kosova kushte për të përfituar nga “Plani i Rritjes” i Komisionit Evropian? A po e kupton pse Republikës sonë i duhen aleatët?”.
Të shkoi mandati me popullizëm, tash koha për përgjegjësi e llogaridhënie për dështimet e njëpasnjëshme