75 Mall Live Search
23:01 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Z S

Bajrami-Kurtit: Ti kurrë s’ke me arritë me bë buxhetin 4 miliardë euro, sepse pas 28 dhjetorit nuk do të jeshë më Kryeminister i vendit

Ish-ministrja e Financave nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kandidatja për deputete, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka thënë të pavërteta gjatë një tubimi të sotëm në Mitrovicë, kur ka folur për buxhetin e vendit.

Postimi i plotë:

Ish-deputeti Kurti paske thanë sot në Mitrovicë se ” Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami e kanë lënë buxhetin 2.4 miliardë euro në vitin 2021, ndërsa sot qenka bërë 4 miliardë”.

Kjo është e pavërtetë.

Albin,

Bashkë me prof. Dr. Avdullah Hotin kemi lanë shumë punë të mira si psh. Marrëveshjen e Sabilizim Asociimit 2016, marrëveshja e parë kontraktuale me BE, ndërsa gjatë mandatit tënd BE-ja për shkak teje i vendosi Kosovës masa ndëshkuese.

Ndërsa për buxhet mos gënje se për besë është turp 2.4 milardë eruo e kemi lënë buxhetin ne, ndërsa ti deri me 30 nentor 2025, e ke 2.854 miliardë Euro.

Rritje kjo kryesisht nga inflacion dhe e barabartë me importin e energjisë elektrike gjatë mandatit tënd.

Ti kurrë s’ke me arritë me bë buxhetin 4 miliardë euro, sepse pas 28 dhjetorit nuk do të jeshë më Kryeminister i vendit.

Por, pasi që keni vendosë me dalë në medie, merre atë grupin e WhatsApp-it unë e Avdullah Hoti ju presim në studio dhe ju tregojmë çka kemi punu ne, e çka keni dështu ju.