Bajrami: LDK duhet të kthehet në vendin e parë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të rikthehet në vendin e parë, duke theksuar se alternativa e saj bazohet në forcimin e shtetit, aleancave, ekonomisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami u ka thirrje qytetarëve të mbështesin LDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Bajrami shtoi se LDK nuk premton mrekulli, por funksionim të shtetit, llogaridhënie dhe punë të pandalshme, duke shtuar se vendi ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbështet drejtësinë.
Postimi i plotë:

