75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 22 Mars 2024 / S Z

Bajrami: LDK-ja nuk bën mocion për rrëzimin e qeverisë, nuk ia plotëson Kurtit dëshirën për viktimizim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)  Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e kryeministrit  Albin Kurti, i cili mbrëmë deklaroi se nëse opozita është për rrëzimin e Qeverisë, ai do të ndihmojë këtë proces me votat e Vetëvendosjes.

 Bajrami për “Indeksonline”, ka thënë se kanë mbetur vetëm disa muaj para afateve për zgjedhje të rregullta dhe se LDK nuk bën mocion për rrezimin e Qeverisë . Derisa ka thënë se dorëheqja pas dorëzimit është diçka e natyrshme, ka pohur se partia e saj nuk do të ia plotësojë Kurtit dëshirën për viktimizim.

“Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-së z. Abdixhiku mbrëmë  ”Nëse Kurti është dorëzuar, e duket se është dorëzuar, le të japë dorëheqje dhe le tua shpjegojë qytetarëve dorëzimin e tij”.  Tash jemi vetëm disa muaj para afatëve për zgjedhje të rregullta dhe LDK nuk bën mocion, por jemi të gatshem edhe për zgjedhje edhe për qeverisje pas procesit zgjedhor. Deshirën për viktimizim LDK nuk ia plotëson Kurtit e as nuk e mundëson, por dorëheqja pas dorëzimit është rrjedhoje e natyrshme. LDK është gati për të gjitha”, ka thënë Bajrami.