22:19 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / S Z

Bajrami: Mbyllja e “Bankës Komerciale” nuk është rezultat i veprimeve të Qeverisë dhe as BQK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me mbylljen e “Bankës Komerciale” të Serbisë në Kosovë. Ajo ka thënë se mbyllja e kësaj banke nuk është rezultat i veprimeve të Qeverisë apo BQK-së.

Sipas saj, është një proces i natyrshëm që ka filluar që nga momenti i shitjes së bankës përmes likuidimit vullnetar.

Ajo gjithashtu ka thënë se ka kaluar më shumë se dy vjet që “Banka Komerciale” në Serbi dhe filialat e saj janë blerë nga “NLB Slovenia”, e cila, sipas deklaratës së Bajramit, tashmë posedon një licencë në Kosovë.

Postimi i plotë i Bajramit:

Për informatën e të gjithëve, Mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka ble ‘NLB Slovenia’, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licensa.

Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likuidimit vullnetar.Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!