75 Mall Live Search
23:14 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / C E

Bajrami: Me Sylvinhon luaj në pozicionin e preferuar, dua sërish gol

Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në Air Albania përballë Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të Grupit E, teksa pas sfidës për emisionin “Kuqezi” në SuperSport foli Nedim Bajrami, autori i golit të dytë.

Mesfushori u shpreh se tashmë me Sylvinhon luan në pozicionin e preferuar në skemën e preferuar ndërsa shtoi se shpreson të vijojë me golat.

“Jemi të lumtur që fituam dhe për golin e parë me Shqipërinë, kemi rrugë para dhe jemi një skuadër që besojmë dhe japim maksimumin. Edhe në ndeshjen e parë me Poloninë luajtëm mirë, mungoi goli, por tani fituam. Vëmendja shkon te ndeshja e radhës në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Pozicioni në fushë, luani aty ku dëshironi në skemën 4-2-3-1? Është pozicioni im i preferuar, tani duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës dhe shpresoj të shënoj sërish.

Futbolli kështu e ka, tani është Sylvinho në stol dhe luaj në pozicionin e preferuar me skemën e preferuar. Erdhi edhe goli dhe shpresoj që të shënoj sërish”, u shpreh Bajrami.