75 Mall Live Search
14:18 / E Enjte, 16 Janar 2025 / MSH

Bajrami, Muratit: Ia keni rritur pagat vetes, nisja këndo se s’i dihet ku e ke të fshehur talentin!

Hykmete Bajrami ka akuzuar Hekuran Muratin se përsëri po bën propagandë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami u shpreh se gjatë tërë mandatit, Murati ka rritur pagat për sektorin publik pët 6 euro e 80 centë, sakaq me të shpallur zgjedhjet, i ngriti për 55 euro.

“45% Hekurani ia ka rritur pagën Albinit, vetes, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve politikë, asistentëve të kabineteve dhe shoferëve të tyre”, u shpreh Bajrami.

Ajo shtoi se me ngritjen e ulët të pagave, janë ngritur çmimet e tatimit në pronë, të energjisë elektrike, të produkteve bazë të konsumit.

“Në këtë fushatë, veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim, se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë s’i dihet ku e keni të fshehur talentin!”, u shpreh Bajrami.

Ky është postimi i plotë i saj:

Ministri, që i ka rritë pagat në sektorin publik 6 euro e 80 cent brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallë zgjedhjet, sot paska provu prapë me  propagandë.

Qytetarët e dinë kujt ja ke rritë pagën 45%, nëse ka harru dikush që po ua rikujtoj:

45% Hekurani ia ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistetëve të kabineteve dhe shoferave të tyre.

Zyrtarëve publikë ju ka rritë pagën 6 euro e 80 cent, a të gjithë qytetarëve ju ka dyfishu tatimin në pronë, ju ka dyfishu çmimin e energjisë elektrike dhe ka kqyrë seri derisa çmimet e produkteve bazë të konsumit kanë fluturu në qiell dhe për këtë të fundit mos del me thanë se s’të ka lënë opozita e Gjykata Kushtetuese me bë diçka, sepse ju ka përgenjeshtru kryetarja e Gjykata Kushtetuese znj. Gresa Caka. Thjeshtë të kanë lëverdisë çmimet e larta se ke marrë shumë më shumë buxhet pa i rritë normat tatimore.

Minister,

Në këtë fushatë veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin!

Zyrtarët publikë, më 9 shkurt do të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, numrin 124, do të votojnë për koeficient page 150 euro.

LDK 124 është numri ynë!

Ndryshimi, është mision yni!

Lumir Abdixhiku 1

Hykmete Bajrami 6