Bajrami, Muratit: Konsultoje mikun e deputetit Kurti, z. Martin Berishajn, sot kish ardhë për ”vizitë” në Prishtinë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vazhduar polemikat me ministrin në detyrë, Hekuran Murati.
Ajo ka përmendur edhe intervistimin e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
Hekuran,
Mafia energjetike është elefanti në dhomë – mos u fshih pas PDK-së, Listës Serbe dhe mashtrimeve për koalicione.
Qytetarët duan përgjigje, jo prralla.
Ti nuk u përgjigje për monopolizimin e linjave të transmetimit të energjisë nga EFT-ja e Vuk Hamoviqit gjatë qeverisjes suaj.
Ti nuk e paske mohuar që:
• Kosova ka paguar deri në 798.32 euro për MËh vetëm për transport,
• Çmimi i energjisë për qytetarët është dyfishuar, edhe pse erdhët në pushtet me premtimin se do ta ulni,
• 1300 kompani u përjashtuan nga tregu i rregulluar, për t’i ushqyer tregtarët e energjisë.
Patriotizmi yt është fiktiv, po faturën e dyfishuar të energjisë po e paguajnë qytetarët.
Prandaj, edhe një herë:
• Pse e latë EFT-në dhe NOA-n të kontrollojnë tregun?
• Pse u lejua ky monopol me pasoja kaq të rënda ekonomike dhe sociale?
Konsultoje mikun e deputetit Kurti, z. Martin Berishajn se sot kish ardhë për ”vizitë” në Prishtinë.