Bajrami: Nagavci s’po sjell ndryshime, por po bën analiza mbi gjendjen në arsim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se qeveria po vazhdon të bëj analiza mbi gjendjen në arsim, e jo të bëj ndryshime.
“Deputetët e pozitës dhe ministrja e arsimit po vazhdojnë të bëjnë analiza dhe të bëjnë konstatime mbi gjendjen në arsim. Ju keni fituar jo për të bërë analiza por të merrni vendime dhe për të bërë ndryshimin e pritur”, tha Bajrami.