75 Mall Live Search
21:18 / E Martë, 24 Mars 2026 / MSH1

Bajrami: Nëse vendi shkon në zgjedhje, fajin qartazi e ka Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse vendi shkon në zgjedhje faji është i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se asnjë parti politike pos LVV nuk e ka pasur shansin që të zgjedh Presidentin.

Tutje tha se LVV nuk e ka hallin e qytetarëve, por si ta kap shtetin.

“Qeveria nuk e ka në fokus hallin e qytetarëve, por si të kapin shtetin.

Nëse shkojmë në zgjedhje dhe gjitha indiakcionet aty po çojnë, fajin duhet t’i dihet dhe të jetë i qartë, është i Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjë parti pas 28 dhjetorit nuk e ka pasur as shansin më të vogël për të zgjedhur presidentin”, ka thënë ajo.