13:13 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Bajrami: Paguani mësimdhënësit, mos manipuloni me shifra të pasakta të punësimit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar prapë rreth temës së pagave për mësimdhënësit, ajo ka thënë se asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve.

Duke e cilësuar gënjeshtër që punësimi në fund të vitit 2021 është rritë për 6.9%.

Bajrami ka publikuar edhe raportin vjetor të Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

‘’ Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021’’ ka shkruar Bajrami.

Duke e cekur edhe shkallën e papunisisë sipas statistikave ku është 20.5%./IndeksOnline/