Bajrami, për Nagavcin: Këta a janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?!

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka komentuar një deklaratë të ministres aktuale, Arbërie Nagavci lidhur me ndërtimin e çerdheve gjatë këtij mandati.
Duke përmendur një “rritje prej 850 përqind” të ndërtimit të çerdheve të reja, Bajrami, ka thënë se “ministrja i ka bërë kërrsh përqindjet”.
“Këta a janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?! Ministrja Nagavci paska thënë se gjatë mandatit të saj janë ndërtu 850% me shumë çerdhe se në gjatë viteve 2003-2020, sipas saj i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtu një gjysmë çerdhe, kjo mandej e ka rritë numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4”, ka shkruar Bajrami.
“Për besë s’din njeri a me qeshë a me qajtë. 160 çerdhe i kanë premtu brenda mandatit”, përfundon ajo.