Bajrami për vendimin për lirimin e rrymës: Në tri vitet e fundit është rritur 100 për qind e është ulur vetëm 8

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të ZRRE-së për aprovimin e tarifave me pakicë për konsumatorët fundor.
Bajrami thotë se çmimi i energjisë elektrike, në tri vitet e fundit, është ngritur për 100 për qind e është ulur vetëm për 8 për qind.
Ajo thotë se ulja e sotme e çmimit nuk vërehet nga pothuajse askush.
“Gjatë mandati të Qeverisë Kurti dhe me bekimin e Kurtit dhe VV-së, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ngritur dy herë çmimin e energjisë elektrike.
Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për konsum familjar dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104% dhe tarifa e ulët për 85% (për shpenzimin mbi 800 KWh), ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë për 15% për të gjithë shpenzuesit” ka shkruar Bajrami në facebook.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Çmimi i energjisë elektrike në tri vitet e fundit ngritje mbi 100%, ulje vetëm 8%
Gjatë mandati të Qeverisë Kurti dhe me bekimin e Kurtit dhe VV-së, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ngritur dy herë çmimin e energjisë elektrike.
Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për konsum familjar dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104% dhe tarifa e ulët për 85% (për shpenzimin mbi 800 KWh), ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë për 15% për të gjithë shpenzuesit.
Sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë paska vendosë të ta ulë çmimin për 8%, ulje kjo që nuk do të vërehet pothuajse nga askush.
Dmth. ngritje mbi 100% dhe ulje vetëm 8%, edhepse arsyet që janë përdorë kur është ngritë çmimi i energjisë sot janë inekzistente.