Bajrami – qeverisë: Nuk mund të lavdëroheni për secilin vendim, sidomos jo për ato që s’i zbatoni

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë për vendimin për rritjen e pagave. Ajo ka thënë se Vetëvendosje mburret vazhdimisht për rritjen e pagës minimale, mirëpo ka harruar punëtoret teknike të kuvendit, që janë në grevë.
“Në gusht qeveria mori vendim për rritjen e pagës minimale. Nga 16 shtatori disa gra janë në grevë sepse ato paguhen në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës, sepse paga e tyre është 275. E kemi një kompani private që nuk po respekton vendimin e qeverisë, por tjetra është që kjo kompani ka kontratë me kuvendin, me ligjbërësit me ne”.
“Në ndërkohë nuk kemi informacion që kësaj kompanie i është shkëputur kontrata. Nuk mund të lavdëroheni për secilin vendim e sidomos jo për vendimet të cilat nuk i zbatoni. Shumë e thjeshtë është zgjidhja kësaj çështjeje. Ajo kompani në mungesë te ofrimit të shërbimeve e pakta që është dashur të bëhej është t’i shkëputet kontrata. Duhet të kujdeseni t’i zbatoni ligjet në fuqi. Në kontratën e radhës duhet të jenë edhe kushtet e punëtorëve që do t’i ofrojnë shërbime Kuvendit”, ka thënë ajo në seancën e kuvendit.