75 Mall Live Search
19:37 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Bajrami: Së shpejti lansohet platforma “Edukimi në Distancë” për moshën 0-6 vjeç

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami për një postimi në faqen zyrtare Facebook, ka folur për rëndësinë e Edukimit në Distancë – Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç

“Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin e procesit edukativ-mësimor për fëmijët e Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ju njofton se në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe “Save the Children”, së shpejti do të bëhet lansimi i platformës “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”,  shkruan ajo.

Tutje ministrja thotë se kjo platformë inovative ka për qëllim t’i mbështesë prindërit, kujdestarët ligjor dhe edukatorët në realizimin e aktiviteteve ditore dhe javore me fëmijët në kushte shtëpie, duke ndihmuar kështu, që në kontekstin e pandemisë COVID – 19, këto grupmosha të kenë kujdesin e duhur sa i përket zhvillimit emocional dhe edukimit.

“MAShTI ju bën me dije se nga sot do të lëshohet në transmetim një video informuese, e cila do t’i informojë dhe udhëzojë prindërit dhe kujdestarët për përmbajtjen dhe mënyrën e përdorimit të platformës”./Indeksonline