75 Mall Live Search
20:53 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / MSH

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është deklaruar pas takimit të liderëve të partive, ku edhe ishte prezent.

Ajo tha se kompromisi i vetëm i Kurtit nga diskutimet tri orëshe ishin dy pika, shkruan IndeksOnline.

Bajrami shkroi se para të pranishmëve, Kurti kërkoi të propozoheshin anëtarët e Komisionit për votim të fshehtë, që më pas t’a rrezojnë me votë, ose të shkojnë më votim të hapur, nëse votohet Albulena Haxhiu.

“Ky nuk është kompromis, është shkelje flagrante e rendit kushtetues. Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së”, shkroi Bajrami.

Ky është postimi i plotë i saj:

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në tri orë diskutime, ”kompromisi” i vetëm i Albin Kurtit ishte:

1. “Propozoni anëtarët në Komisionin për votim të fshehtë, që më pas t’i rrëzojmë me votë” dhe 

2.”Shkojmë me votim të hapur nëse ju ma votoni Albulenën”

Ky nuk është kompromis, është shkelje flagrante e rendit kushtetues. Demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës. Kuvendi konstituohet me marrëveshje politike ose me një figurë koncensuale që do të duhej të ishte kompromisi i LLV-së.