75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 24 Tetor 2025 / S Z

Bajrami thumbon Kurtin për ekonominë: Kosova mbijeton falë remitancave, ne “eksportojmë të rinjtë në Evropë”

Shefja e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka ironizuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti sa i përket ekonomisë në vend.

Ajo ka thënë se “Kosova mbijeton falë remitancave, ne “eksportojmë të rinjtë në Evropë”,  ata me pagat e tyre financojnë konsumin e familjeve në Kosovë”.

Postimi i plotë

Ekonomia e Kurtit vs realiteti ekonomik

Kosova mbijeton falë remitancave, ne “eksportojmë të rinjtë në Evropë”,  ata me pagat e tyre financojnë konsumin e familjeve në Kosovë.

Ky është tregimi, ky është realiteti pas të dhënave faktike statistikore:

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për janar-shtator 2025 është mbi 5.4 miliardë euro – po thellohet.

Deficiti tregtar në shtator të vitit 2025 është rritur për 21.2% në krahasim me shtatorin e vitit 2024. Gjatë shtatorit të këtij viti Kosova ka eksportuar 85.8 milionë euro mallra, ndërsa ka importuar 606.2 milionë euro. Derisa në vitin 2022 eksporti mbulonte importin me 17.7%, janar-shtator 2025 shkalla e mbulueshmërisë së importit me eksport ka rënë në 13.04%.

Ky është ”progresi” i qeverisë Kurti.

Agjencia e Statistikave e Kosovës funksionon në kuadër të zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Shihni vetë raportin në koment.