75 Mall Live Search
11:09 / E Martë, 01 Korrik 2025 / H F

Bajrami: VV-ja vazhdon me të njëjtin avaz, edhe sot do t’i dështojë përpjekja për votim të fshehtë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se edhe në seancën e sotme të Kuvendit, VV-ja pritet të vazhdojë me avazin e njëjtë përkundër aktgjykimit të Kushtetueses që obligon konstituimin e kuvendit brenda 30- ditësh.

Bajrami ka thënë edhe seanca e sotme pritet të jetë “dështim”.

Deputetja e LDK-së ka thënë se këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë.

“Nga 1 maji deri sot, plot 31 herë ka dështuar formimi/votimi i komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të kuvendit. Për habinë e disave, por jo timen, LVV-ja vazhdon me të njëjtin avaz edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sot pritet të jetë dështimi i 32-të.

P.S.

Këtë situatë e përshkruan më së miri përkufizimi i Albert Ajnshtajnit për çmendurinë”, ka shkruar Bajrami.