Bajrami – VV-së: Me sjelljen e këtyre amendamenteve po e dërgoni vendin në zgjedhje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo seancë është thirr për të bërë shpërqendrim të vëmendje.
Sipas saj, kjo seancë është thirrur nga ata që para disa jave i morën mbi 50% të votave për t’i adresuar problemet e qytetarët të cilët sipas saj pritet të përballen me inflacionin për shkak të luftërave që po ndodhin në botë, raporton IndeksOnlie.
“Sot nuk ka rend të ditës më të rëndësishëm se mos me i çu qytetarët në zgjedhje prapë dhe kush po i çon në zgjedhje, po i çoni ju që i keni marrë 51 për qind të votave dhe i keni sjellë në rend të ditës amandamente kushtetuese, të cilat assesi nuk e evitojnë çuarjen e vendit në zgjedhje”, tha Bajrami, së cilës më pas kryeparlamentarja ia ndali fjalën. /IndeksOnline/

