75 Mall Live Search
13:21 / E Premte, 11 Prill 2025 / S Z

Bajrami:VV-ja përmes të deleguarve në ZRRE e rriti çmimin e energjisë, i mashtruan e po i godasin qytetarët

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të energjisë.

Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, e rriti sot çmimin e energjisë elektrike.  Bajrami ka thënë se VV-ja i ka mashtru dhe se tashmë po i godet qytetarët për të tretën herë,  përmes faturave të energjisë elektrike.

“Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike.  Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike. A i ka marrë Vetëvendosje 42 për qind për këtë punë?”, ka thënë Bajrami./Indeksonline/