Bakayoko dëshiron qëndrimin në Milano
Tiemoue Bakayoko i cili është i huazuar në Milan nga Chelsea, ka thënë për Corriere dello Sport se dëshiron qëndrimin në skuadrën italiane.
Francezi nuk kishte lënë përshtypje të mira në fillim për Gattuson , por ndeshjet e fundit mesfushori është bërë lojtar kyç për skuadrën italiane.
Ndërsa drejtori sportiv i Milan , Leonardo, ka shprehur se një marrëveshje e përhershme për Bakayokon do të jetë e mundur vetëm nëse klubi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
“Qëndrimi në Milano është ëndrra ime, por kam një kontratë me Chelsean”, ishte shprehur Bakayoko për Corriere dello Sport. /IndeksOnline/