75 Mall Live Search
21:35 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Bakayoko i thotë Gattusos “F**k off”

Sonte mund të jetë hera e fundit që Tiemoue Bakayoko e veshë fanellën e Milanit.

Mesfushori francez refuzoi kërkesën e trajnerit Genaro Gattuso për tu inkuadruar në lojë kundër Bolognës.

Pas 25 minutave lojë Lucas Biglia pësoi lëndim dhe u deshtë të largohej nga loja, por Bakayoko nuk deshi të inkuadrohej dhe e ofendoj trajnerin italian duke i thënë “F**k off”.

Gatusso e kishte denuar Bakayokon duke mos e inkuadruar nga fillimi sepse në stërvitjen e fundit ishte vonuar një orë, ngase vetura e tij kishte mbetur pa karburant. /Indeksonline/