75 Mall Live Search
23:56 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Bakayoko kërkon të rikthehet te Milani

Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayoko dëshiron rikthimin te Milani.

Sipas “Calciomercato”, francezi ka biseduar me drejtuesit rosoner dhe atyre iu ka shprehur dëshirën që të rikthehet në qytetin e modës.

25-vjeçari luajti në San Siro për një sezon në vitin 2018/19 dhe shpreson që të rikthehet përsëri.

Bakayoko është i huazuar te Monaco dhe francezët nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë atë. Interesim për të ka shfaqur edhe Sevilla. /IndeksOnline/