75 Mall Live Search
15:03 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Bakayoko nuk e sheh më të ardhmen e tij në Itali

Timeoue Bakayoko është fyer nga tifozët e Lazios në ndeshjen e kupës së Italisë mes Milanit dhe Lazios.

Mesfushori francez ka qenë pjesë e abuzimit racist nga tifozët e Lazios dhe nuk ka pasur mbështetje as prej gjyqtarit Mazzoleni në San Siro, me ndeshjen që vazhdoi sikur të mos ndodhte asgjë.

Gazeta italiane La Repubblica, ka raportuar se pavarsisht përpjekjeve të Milanit që ta bindin mesfushorin e huazuar nga Chelsea që të qëndrojë në San Siro, Bakayoko nuk e sheh më të ardhmën e tij në Itali.

Drejtuesit e Milanit kërkojnë që lojtari të qëndroj përfundimisht, pasi që francezi është bërë pjesë e rëndësishme e lojës së Gattusos./IndeksOnline/