75 Mall Live Search
20:09 / E Martë, 01 Mars 2022 / OSH

Baki Buxhovi largohet nga zona e luftimeve në Ukrainë: Kam frikë për fatin e fëmijëve

Baki Buxhovi, njëherësh vëllai i Jusuf Buxhovit, kishte mbetur i ngujuar në zonën e luftimeve në Ukrainë.

Ai për shkaqe shëndetësore kishte vendosur të qëndrojë në Ukrainë, por pas zhvillimeve pasuese ai ka arritur të largohet nga lufta.

Në një rrëfim për RTV Dukagjinin ai thotë se tashmë ndodhet larg zonës së luftimeve.

“Tashmë ndodhem larg zonës së luftimeve. Jam në një qytet që është kufitar me katër shtete: Hungaria, Sllovakia, Polonia dhe Rumanisë. Të gjithë ata që largohen nga Ukraina zgjedhin se nga cili vend dëshirojnë të largohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Buxhovi thotë se kërkesat më të mëdha janë për largim në drejtim të Polonisë derisa sipas tij hungarezët nuk janë shumë mikpritës”.

Ai thotë se njerëzit humanitarë i kanë strehuar në banesa private.

“Unë vet arrita të largohem por nuk e di për fatin e fëmijëve të mia të cilët duket se janë ndarë në dy drejtime dhe rrugëtimi i tyre ka shkuara keq dhe është shndërruar në një udhëtim të rrezikshëm”, tregon tutje Buxhovi.