75 Mall Live Search
15:45 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bakterët e zorrëve shkaktojnë depresion tek njerëzit

Bakterët në zorrë mund të ndikojnë në mirëqenien tonë mendore dhe mund të lidhen me depresion, ka thënë një hulumtim i ri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni dhe kjo është e lidhur mes shëndetit fizik dhe mendor të pacientit.

Shkencëtarët në Belgjikë tani beosjnë se një gamë e gjerë e bakterëve të zorrëve mund të prodhojnë kimikate që ndikojnë ndjeshëm në tru, duke përfshirë disa mikrooganizma që lidhje-pozitivisht ose negativisht- me shëndetin mendor.

Eksperimenti i njohur si Projekti Flemish Gut Flora, shqyrtoi të dhënat e depresionit nga më shumë se 1 mijë njerëz dhe zbuloi se dy lloje të baktereve ishin “vazhdimisht të varfëruara” tek ata që vuanin nga depresioni.

Kjo ishte e vërtetë edhe nëse pacientët ishin me anti-depresorë./Indeksonline/