12:22 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bakterja në zorrët e dy vjeçarëve mund të zbulojë nëse do trashen kur të rriten

Bakteret në zorrët e fëmijëve kur ata janë dy vjeç mund të parashikojnë nëse do të jenë me mbi peshë kur mbushin moshën 12 vjeçare, thotë një studim.

Duke përdorur mostra bakteriale, shkencëtarët ishin në gjendje të tregonin se cilët fëmijë do të ishin mbipeshë ose të trash para se të arrinin vitet e tyre të adoleshencës.

Mostrat mund të përdoren për të matur bakteret e zorrëve dhe për të identifikuar ata që janë në rrezik më të lartë për t’u bërë të trashë dhe kanë nevojë për ndihmë shtesë për t’i mbajtur fëmijët e shëndetshëm.

Gjetjet shtojnë një sërë hulumtimesh që tregojnë se shëndeti mund të përpunohet duke matur diversiteitn e shtameve në zorrë./Indeksonline/