Balaj-Halimaj i përgjigjet Totajt më një fotografi nga zyra Ovale e presidentit Trump: Lëre Washingtonin, por merru me ujë e çerdhe

Kandidatja e Nisma-s për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, përmes një postimi në facebook i ka reaguar kryetarit aktual, Shaqir Totaj më një fotografi nga zyra Ovale e presidentit Trump.
Balaj-Halimaj, i është drejtuar Totajt që të lëre Washingtonin, por të merret me ujë e çerdhe.
“Në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë, në Zyrën Ovale të Presidentit Trump, kam përfaqësuar shtetin tim me përgjegjësi të plotë dhe jam shumë krenare për këtë. Çdo dokument, çdo takim dhe çdo bisedë e dëshmon këtë.
Të thuash se një grua aty ka qenë “vetëm fizikisht”, nuk është të më nënvlerësosh mua, por vetë Shtëpinë e Bardhë dhe seriozitetin e saj.
Zotri Totaj, lëre Washingtonin, ato janë tema të mëdha për ty. Merru me politikat lokale: qytetarët e Prizrenit ende s’kanë ujë, fëmijët s’kanë çerdhe e aty ku kanë, nuk kanë ushqim të denjë, qyteti ka mbetur pa parkingjet dhe nënkalimet tua. Ti ke pasur për detyrë të merresh me këto, jo me politika të Ëashingtonit.
Ose… a din çka? Kur të arrish aty ku kam qenë unë, madje edhe nëse “vetëm fizikisht”, ma dërgo një foto.”, ka shkruar Balaj-Halimaj./IndeksOnline/