75 Mall Live Search
18:49 / E Martë, 30 Shtator 2025 / MSH

Balaj-Halimaj me një premtim madhor për gratë shtatzëna: Testi NIFT do të subvencionohet nga komuna

Kandidatja për kryetare të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nisma-s, Albulena Balaj-Halimaj, ka njoftuar një vendim të rëndësishëm që do të marrë nëse gëzon votën e qytetarëve.

Ajo ka bërë me dije se testi “NIFT”, që detekton problemet gjenetike dhe që kushto mbi 500 euro, do të subvencionohet nga komuna për të gjitha gratë që marrin rekomandime prej gjinekologut.

Kjo ndihmë do të lehtësojë barrën e grave shtatzëna dhe njëkohësisht do t’u japë atyre zgjidhje për shqetësimet që lindin përgjatë shtatzënisë.

“Testi NIFT, që zbulon hershëm problemet gjenetike, kushton mbi 500€.

Si kryetare e Prizrenit, ky test do të subvencionohet nga komuna për çdo grua që merr rekomandim nga gjinekologu” u shpreh Balaj-Halimaj.

Ky është njoftimi i plotë i saj: