75 Mall Live Search
15:22 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Balaj Halimaj nga vizita në Maqedoninë Veriore: Po punojmë që më 25 janar të nënshkruhet marrëveshja për pikën e përbashkët kufitare

Zëvendëskryeminstrja Albulena Balaj- Halimaj, ka zhvilluar një takim  me zëvendëskryeministrin e Maqedonës Veriore Artan Grubi. Ajo ka treguar se gjatë këtij takimin kanë biseduar për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive tona, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit të ardhshëm.

“Bashkërisht u dakorduam për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve, që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve dhe bizneset.

Po punojmë shumë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare”, ka shkruar Balaj-Halimaj në Facebook.

Ajo, ka theksuar se do të ketë edhe një marrëveshje për studim fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë, si edhe marrëveshje tjera në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe turizmit.

Postimi i plotë: