Balaj-Halimaj premton mbështetje konkrete për gratë në biznes: Dy punëtore të financuara nga Komuna për çdo sezon të ngarkuar

Kandidatja e Nismas për kryetare të Prizrenit Albulena Balaj-Halimaj ka vizituar disa nga gratë që merren me biznes. Ajo ka thënë se gratë në biznes meritojn mbështetje konkrete.
Ndërsa ka premtuar se të gjitha gratë që kanë biznese në Prizren, do të mbështeten nga Komuna me dy punëtore të financuar gjatë sezonit të ngarkuar.
“Gratë në biznes meritojnë mbështetje konkrete! Përmes bisedës me zonjën Esen Kaymakci, një grua e suksesshme e biznesit prizrenas dhe udhëheqëse për shtatë vite të Departamentit të Gruas në Esnaf, u zotova për një angazhim të qartë: Të gjitha gratë që kanë biznese në Prizren do të mbështeten nga Komuna me dy punëtore të financuar gjatë sezonit të ngarkuar. Ky është hapi ynë për t’ua lehtësuar barrën grave që menaxhojnë biznese, për të forcuar rolin e tyre në ekonomi dhe për ta bërë Prizrenin një qytet që investon te forca e grave”, ka thënë Balaj-Halimaj.