Balaj-Halimaj takohet me pensionistë: Zëri i tyre do të dëgjohet, dinjiteti do t’u respektohet

Kandidatja për kryetare të Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj është takuar me pensionistë nga kjo komunë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kanë biseduar për sfidat e tyre të përditshme, si edhe për nevojën që zëri i tyre të dëgjohet dhe dinjiteti i tyre të respektohet.
“Unë jam e vendosur që në udhëheqjen time, kujdesi për ta do të ketë vend të veçantë, nga mbështetja shëndetësore, te lehtësitë komunale dhe përfshirja aktive në jetën shoqërore”, ka shkruar ndër të tjera Balaj-Halimaj.