20:34 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Balaj këndon kaçurrelen, Hysaj qethet brenda në hotel

Dita e djeshme, e para e grumbullimit të Kombëtares, kaloi pa shumë foto apo video të postuara nga futbollistët në rrjetet sociale, ardhur kjo edhe nga deklaratat e ashpra të Panuçit në konferencën për shtyp të ditës së hënë, ku kritikonte të tijtë për faktin se qëndronin aq shumë nëpër telefonat e tyre, duke humbur kështu në një farë mënyre vëmendjen nga fusha e blerë.

Por, sot mesa duket lojtarët kanë filluar të postojnë në Instagram. Është Andi Lila, i cili në dhomë me Bekim Balajn, filmon shkodranin, duke dëgjuar një “bilbil” të këngës shkodrane, Bujar Qamilin, me këngën “Kaçurrelat e tu”.

Edhe Eros Grezda, bën shaka me Elseid Hysajn, i cili ka vendosur të qethet brenda ambienteve të hotelit, ndërsa në një ikonë shoqëruese të videos, lojtari i Rejnxhërs tallet duke vendosur shenjën si të ishte duke lyer gishtat me manikyr.

Temat: