75 Mall Live Search
18:32 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

Balaj: Kjo ndeshje ishte një test serioz për ne!

Shqipëria arriti që në “Elbasan Arena” ta mposhtë Kosovën në një ndeshje të karakterit miqësor.

Shqipëria e fitoi këtë takim me rezultatin final në 2:1, falë golave të realizuar nga Balaj e Uzuni, ndërsa për Kosovën realizoi, Vedat Muriqin nga penalltia, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj ndeshje foli edhe realizatori i golit të parë për Shqipërinë, Bekim Balaj, ku tha se kjo ndeshje ishte nje test serioz për dy ndeshjet e ardhshme.

“Gjithmonë është e rëndësishme të luash për Kombëtaren. Kjo ndeshje ishte një test serioz për dy ndeshjet e radhës , ku jemi të detyruar të luajmë vetëm për fitotre. Bëmë një ndeshej shumë të mirë, ku ia dolëm të fitojmë.

Të rinjtë? Ekipi Kombëtar ka gjithmonë afrime të reja dhe secili që vjen mundohet ta shfrytëzojë këtë moment. Mundësitë për vendin e parë janë reale, do të futemi me përqendrimin e duhur për të marrë fitoret.

Mungesa e golit? Si çdo sulmues mungesa e golit ndihet, por e rëndësishme është të jem pjesë e ekipit kombëtar dhe të aktivizohem.

Ndeshjet e tetorit nga ekrani? Ndonjëherë nga TV është ndryshe, sesa të jesh në fushë. Ndaj Kazakistanit, luajtëm me karakter, me Lituaninë kishim agresivitet dhe gjynah që nuk fituam.”, u shpreh Balaj.