75 Mall Live Search
19:26 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bale e dërgon Real Madridin në finale të Kupës së Botës për klube

Real Madrid kanë kaluar në finale të Kupës së Botës për Klube pasi mposhtën skuadrën japoneze Kashima, me rezultat 3-1.

Ylli i ndeshjës ishte padyshim Gareth Bale i cili realizoi het-trik për t’i siguruar finalen madrilenëve.

Të vetmin gol për japonezët e shënoi Doi S në minutën e 78-të. Real Madridin e pret në finale skuadra vendase Al Ain. /IndeksOnline/