75 Mall Live Search
09:12 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bale lihet jashtë skuadrës nga Zidane për ndeshjen kundër Atletico Madridit

Duke filluar nga ora 16:00 Real Madridi do ta pres Atletico Madridin në kuadër të ligës spanjolle.

Mirëpo lajme të këqija ka për Gareth Bale, pasi që trajneri i Realit ka vendosur që ta lë atë jashtë skuadrës, për këtë derbi.

Dhe kjo sipas mediave angleze ka ndodhur për shkak të mundësisë së rikthimit të Bale te Tottenham.

Për një largim të mundshëm të Bale nga Real Madridi ka pasur mjaftë shumë diskutime mirëpo afati i janarit përfundoi dhe ai ka mbetur te Reali./Indeksonline/.