11:21 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Bale – shumë afër rikthimit në Tottenham, në ditën e fundit të merkatos

Pa dyshim se kemi dëgjuar thashethemet e një rikthimi të Gareth Bale në Tottenham.

Por, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit mund të ndodhë një gjë e tillë.

Bordi i ekipit anglez, Tottenhami beson se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rikthimin e uellsianit

Detajet e marrëveshjes nuk janë kompletuar ende, veçanërisht për pagën e Gareth Bales, i cili tani i fiton rreth 500 mijë funte në javë në Santiago Bernabeu. Por, “The Times” raporton se hierarkia e Tottenhamit beson se marrëveshja do të arrihet sot.

Drejtuesi i Tottenhamit, Daniel Levy, udhëtoi për në Madrid për të negociuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, në tentativë për t’i siguruar shërbimet e 30-vjeçarit, i cili u largua nga White Hart Lane në Madrid në vitin 2013 për 85 milionë funte, që atëherë ishte rekord botëror.

Por, klubi londinez nuk do të ketë shumë kohë për të arritur marrëveshje me futbollistin dhe Real Madridin, pasi që afati kalimtar i janarit mbyllet sot në mesnatë.