75 Mall Live Search
11:23 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / OSH

Bale: Unë kontribuoj edhe kur nuk shënoj, objektivi ynë është të fitojmë ndeshjet

Gareth Bale ka folur me optimizëm para ndeshjes me Zvicrën.

Gareth Bale ka folur për mungesën e golave të tij me Kombëtaren e Uellsit.

Bale u shpreh se ai edhe kur nuk ka shënuar, ka kontribuar me asistime dhe qëllimi i Uellsit është të fitojnë ndeshje dhe të kalojnë fazën e grupeve.

“Ndihem mirë, ndihem në formë të mirë, në këto katër muajt e fundit kam shënuar gola dhe mendoj që paraqitjet tona janë përmirësuar”, tha ai.

“Mendoj që gjendja ime fizike është perfekte për këtë kampionat, nuk ka rëndësi kush shënon e kush jo”, shtoi ai.

“Unë e di që nuk kam shënuar që disa ndeshje, por kam kontribuar në asistime në të gjitha ato ndeshje që nuk kam shënuar”, tha Bale.

“Unë e di se ku gjendet rrjeta e golit, nëse një shans vjen, unë e shfrytëzoj, por objektivi është të fitojmë ndeshje dhe jo kush shënon gola, ajo nuk na intereson”, përfundoi Gareth Bale.