13:42 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

“Balena Blu” ende aktuale, 12 vjeçarja kryen aktin e tmerrshëm – varet me litar (Foto)

Një 12 vjeçare ka varë veten pasi ka marrë pjesë në lojën e njohur vetvrasëse “Balena Blu”, transmeton Indeksonline.

Anastasia Kysluk është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, në fshatin Rudka të Ukrainës.

Sipas zëdhënëses së policisë, Inna Glega, vajza kishte kërkuar në internet informata se si të përdoret litari.

“Disa orë para se të kryente aktin e vetëvrasjes, vajza kishte kërkuar në internet pamje të njerëzve që varin veten”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

“Ajo gjithashtu kishte kërkuar informacione se si lidhet nyja e litarit”, citohet të ketë thënë zëdhënësja e policisë./Indeksonline/