08:20 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Balena dhuron spektakël, hidhet në ajër pranë një varke turistësh

Një balenë gjigante është hedhur fort në ajër dhe ka dhuruar spektakël për një mori turistësh që gjendeshin në një varkë aty pranë.

Pamja e pabesueshme fatmirësisht u kap nga fotografi John Goodridge, 54 vjeç, ndërsa ishte duke shijuar lundrimin që jashtë Sydney Heads, në Neë South Wales, Australi, javën e kaluar.

Emigranti britanik Goodridge, i cili u transferua nga Yorkshire në Australi 24 vjet më parë, tha se dukej se turistët ishin me fat pasi balena e re doli nga uji dhe u drejtua drejt tyre pasi nuk pati asnjw dwm dhe tw paktwn shijuan njw pamje tw paharrueshme.

Ai tha: ‘Ishte e pabesueshme të shihej, dhe njerëzit në varkë me siguri nuk e panë atë që po vinte. Ishte një pamje mjaft e mahnitshme të dëshmosh kur balena kërcen nga vala drejt varkës’.