“Balenciaga” bën shfaqje dedikuar Ukrainës

Firma e famshme “Balenciaga” ka bërë një shfaqje dedikuar Ukrainës.
Përpara se të bëhej shfaqja në Paris, kjo markë vendosi bluza me ngjyra kombëtare ukrainase, kaltër dhe të verdhë, në ndenjësen e çdo pjesëmarrësi, transmeton Indeksonline.

Shfaqja u hap me një poezi ukrainase.
Dizajneri i markës, gjeorgjiane Demna Gvasalia, shkroi në Instagram se shfaqja është “një përkushtim ndaj frikës, rezistencës dhe fitores së dashurisë dhe paqes”./Indeksonline/