75 Mall Live Search
11:38 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Burim

Balenë në ujërat shqiptare, arkitekti i njohur ndan pamjet

Balenë në ujërat shqiptare, arkitekti i njohur ndan pamjet

Një pamje e rrallë është regjistruar pranë gadishullit të Karaburunit, ku një balenë është parë duke notuar qetësisht në ujërat e kristalta të Jonit.

Momenti është filmuar nga arkitekti Artan Shkreli, i cili e ndau videon në rrjetet sociale, duke e cilësuar përvojën si emocionuese, raporton A2 televizon.

Kjo është hera e parë që një balenë raportohet në këtë zonë që prej vitit 2020. Prania e saj shihet si një tregues pozitiv për biodiversitetin detar.