75 Mall Live Search
13:28 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Balerina e njohur vjen me ‘Beauty Fair Albania’

Një ndër balerinat më seksi dhe më të talentuara në Shqipëri, Isida Mollaymeri, është duke punuar me një projekt të ri.

Ajo përveç vallëzimit e koreografive ka nisur një projekt të ri bashkë me gazetarin Eraldo Rexho, të titulluar ‘Beauty Fair Albania’, panairi më i madh i bukurisë i cili do të mbahet në muajin maj.

Si imazh i këtij panairi do të jetë vajza e bukur shqiptare, Adrola Dushi por ende nuk është bërë e ditur se cilat marka të bukurisë do të marin pjesë.

Në këtë event do të jenë edhe shumë fytyra të njohura, gazetarë e prezantues të ndryshëm.

Isida është marë me kërcim edhe në spektaklin ‘Dancing With The Stars Albania’./Indeksonline/