75 Mall Live Search
16:39 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / AR

Balerina shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Lajm i bukur, balerina e njohur shqiptare, Isida Mollaymeri, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Përmes një postimi në Insta Story, Isida ka ndarë me ndjekësit emocionin e madh të kësaj etape të re në jetën e saj. Ajo ka zbuluar gjithashtu se vogëlushja quhet Ajlin, një emër i ëmbël që tashmë ka marrë zemrat e fansave të saj.

Ky është një moment i veçantë për balerinën, e cila prej vitesh ka qenë një figurë e dashur për publikun shqiptar në skenën e kërcimit dhe televizionit. Kujtojmë se Iconstyle, ishte media e parë që zbuloi se balerina ishte në pritje të ëmbël.