Balfin Group, Fondacioni Mane dhe Neptun Kosova mbështesin Spitalin Onkologjik
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Balfin Group, Fondacioni Mane dhe Neptun Kosova kanë ndërmarrë një iniciativë domethënëse në mbështetje të sistemit shëndetësor në Kosovë.
Si pjesë e kësaj nisme, është realizuar dhurimi i 10 laptopëve për Spitalin Onkologjik, të cilët do të përdoren për nevoja administrative, duke kontribuar në modernizimin e proceseve të punës dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Ky donacion vjen si përgjigje ndaj nevojës për pajisje teknologjike më bashkëkohore, me qëllim reduktimin e kohës së pritjes për pacientët, lehtësimin e punës së stafit administrativ dhe mjekësor, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore.
Balfin Group, Fondacioni Mane dhe Neptun Kosova riafirmojnë përkushtimin e tyre për të qenë pranë komunitetit dhe për të mbështetur iniciativa që sjellin ndikim pozitiv real në shoqëri.
Neptun. Jeto më mirë, çdo ditë.



