17:50 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bali Muharremaj befason gruan me dhuratë për mungesat e tejzgjatur në shtëpi

Kryetar i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë një dedikim special për personin e zemrës.

Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar së ka befasuar me një buqët me lule bashkëshorten e tij si një arsyetim për mungesat që bën për shkak të angazhimeve profesionale që ai ka.

“Një arsyetim që kthehet në surprizë të vogël për gruan, nga mungesa e tejzgjatur në shtëpi.Faleminderit për durimin dhe pritjen nga orari i tepërt. Faleminderit për gjithçka tjetër.”, ka shkruar Muharremaj përkrah fotografisë së gruas së tij./Indeksonline/